Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vendimi i Gjykatës, reagon Memli Krasniqi: Ne fituam, zgjodhëm rendin kushtetutes – ata zgjodhën krizën

    08/08/2025 14:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 7 gushtit 2025, duke e cilësuar atë si konfirmim të plotë të qëndrimit të PDK-së se Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur peng Kuvendin për muaj me radhë, në kundërshtim me Kushtetutën.

    “Sot, Gjykata Kushtetuese vulosi të vërtetën që për muaj me radhë e kemi ngritur me zë të lartë: Vetëvendosje e ka bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e Kuvendit për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë kushtetutës,” ka deklaruar Krasniqi.

    Ai ka theksuar se me këtë vendim, me Aktgjykimin e 7 gushtit 2025, Gjykata shpalli të pavlefshme të gjitha veprimet parlamentare arbitrare nga 27 qershori deri më 26 korrik; konstatoi se deputetët nuk kanë zbatuar vendimin kushtetues të 26 qershorit; se veprimet e Kryesuesit të seancës ishin antikushtetuese; dhe se Komisioni për Votim të Fshehtë ishte i jashtëligjshëm.

    “Ky është konfirmim i plotë se bllokada, shkeljet dhe veprimet arbitrare të Lëvizjes Vetëvendosje ishin jo vetëm antikushtetuese, por edhe thellësisht të dëmshme për demokracinë dhe shtetin tone. Për gjashtë muaj, qytetarëve iu mohua përfaqësimi, institucioneve iu ndal funksioni, e vendit iu imponua stagnimi,” ka shtuar ai.

    Krasniqi tha se përballë kësaj sjelljeje, PDK ka zgjedhur rrugën e maturisë dhe të ligjshmërisë. “Si Grup Parlamentar, iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese me besim të palëkundur për t’i dhënë fund kësaj krize të qëllimshme e të rrezikshme për demokracinë.  Kosova nuk mund të ecë përpara me institucione të paralizuara dhe me rregulla të shkelura sipas tekave të pushtetit. Prandaj, le të jetë ky një mësim i qartë për të gjithë, e veçanërisht për ata që nuk kanë ditur kurrë ta respektojnë shtetin: Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe për lidership që respekton rregullat, jo që i shkel ato për pushtet. Ne do të jemi gjithmonë në anën e Kushtetutës dhe të qytetarëve”, ka thwnw ai.

    Duke e cilësuar vendimin si fitore për Kushtetutën, Kuvendin dhe qytetarët, Krasniqi përfundoi:

    “Ata që zgjodhën krizën, dështuan. Ne që zgjodhëm Kushtetutën, fituam.”

    Artikuj të ngjashëm

    Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen historike për paqen, Trump: Më në fund ja dolëm

    Dy të vdekur në Itali pasi konsumuan sendviq me brokoli të helmuar, kontrolle në të gjithë vendin

    Pritja para selisë së LDK-së, Abdixhiku mërgimtarëve: Mirënjohje që na nderuat, mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj

    Të Fundit

    Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen historike për paqen, Trump: Më në fund ja dolëm

    Dy të vdekur në Itali pasi konsumuan sendviq me brokoli të helmuar, kontrolle në të gjithë vendin

    Pritja para selisë së LDK-së, Abdixhiku mërgimtarëve: Mirënjohje që na nderuat, mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj

    Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

    Rast i dhimbshëm, Afrim Ismaili vuan nga tumori në shtyllën kurrizore: Frika ime s’është vdekja por po e lë djalin e gruan pa kulm mbi kokë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.