Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Takimi me Sorensen, Kurti i flet për mbështetjen financiare për komunat veriore dhe për ‘‘zhvillimet në vend’’

    06/08/2025 17:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot gjatë ditës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen. Për këtë takim, ZKM ka njoftuar se gjatë takimit ata kanë diskutuar për zhvillimet në vend, për gjendjen e komuniteteve joshumicë, në veçanti të komunitetit joshumicë serb, dhe për rrugën drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

    Në komunikatën e lëshuar për media thuhet edhe se, Kurti e ka njoftuar Sorensenin për situatën në komunat në veri, ku ka thënë se ‘‘që prej dorëheqjeve kolektive të policëve serbë në veri të Kosovës në nëntor 2022, rreth 200 policë të rinj nga komuniteti joshumicë serb, tashmë i janë bashkuar Policisë së Kosovës dhe po i shërbejnë qytetarëve të vendit’’.

    Komunikata:

    Kryeministri Kurti priti në takim emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen

    Prishtinë, 6 gusht 2025

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti sot Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

    Në takim u diskutua për zhvillimet në vend, për gjendjen e komuniteteve joshumicë, në veçanti të komunitetit joshumicë serb, dhe për rrugën drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

    Kryeministri e njoftoi emisarin Sørensen me mbështetjen financiare që i është dedikuar ndër vite komunave me shumicë serbe, me theks ato në veri të vendit, dhe me rezultatet e politikave të punësimit dhe hapjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në katër komunat në veri të vendit. Atje, që nga prilli i vitit 2024, mbi 800 qytetarë të këtyre komunave kanë gjetur punë përmes programit qeveritar “Qeveria për Familjet” dhe mbi 430 biznese të reja janë regjistruar në po këto komuna nga 1 janari i vitit të kaluar. Kryeministri gjithashtu e theksoi faktin se që prej dorëheqjeve kolektive të policëve serbë në veri të Kosovës në nëntor 2022, rreth 200 policë të rinj nga komuniteti joshumicë serb, tashmë i janë bashkuar Policisë së Kosovës dhe po i shërbejnë qytetarëve të vendit, pa dallim. Ai shtoi se nuk është shënuar asnjë incident ndërmjet punëtorëve shqiptarë dhe atyre serbë në këto dy vitet e fundit, qoftë në kompanitë private, ku punojnë bashkë, qoftë në institucionet publike, ku u shërbejnë bashkë qytetarëve të këtyre komunave, duke dëshmuar kështu, që qasja dhe veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve tjera shtetërore janë në funksion të integrimit të qëndrueshëm të komunitet joshumicë serb.

    Në anën tjetër, kryeministri ngriti shqetësimin e tij me emisarin Sørensen në lidhje me deklaratat e vazhdueshme kërcënuese të krerëve të Serbisë ndaj Kosovës dhe arrestimet arbitrate të qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë udhëtimit tranzit përmes Serbisë nga autoritetet serbe, ndaj të cilëve kërkoi reagim të zëshëm dhe dënues nga komuniteti ndërkombëtar.

    Artikuj të ngjashëm

    Gazetarja e RTK-së: I bëra pyetje Kurtit, anipse tash e 6 ditë s’paguhem për këtë punë

    Albin Kurti në serbisht, fton qytetarët e veriut të aplikojnë për vende pune

    Kurti i shkon në shtëpi biznesmenit që grushtoi punëtorin e tij

    Të Fundit

    Kusari Lila për ngërçin: Na takon një pjesë e përgjegjësisë

    Rrihen mes vete dy persona në aeroportin “Adem Jashari” – Policia jep detaje

    30 vjeçari shëtitet nëpër Prishtinë me armë në veturë – kapet nga Policia

    Arrestohet në Prishtinë 20 vjeçari i kërkuar për pornografi me fëmijë

    Dalin pamje: Momenti kur rrahet në mënyrë ç’njerëzore komandant Hekuran Hoda në Gjakovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.