Lajme

Hasani kritikon ashpër Osmanin: Tërheqja djallëzore nga presidentja është shkelje e Kushtetutës

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani ka deklaruar se tërheqja e kërkesës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe përbën shkelje flagrante të saj.

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kjo tërheqje është djallëzore fund e krye dhe ka për synim bllokadën dhe paralizimin e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin që pritet të merret deri më 8 gusht 2025, kur skadon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Presidentja Osmani sot gjatë ditës në një konferencë për media, bëri të ditur se ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese sa i përket pasojave juridike për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, brenda afatit tridhjetëditor, duke thënë se tërheqja e kërkesës nuk e ndalon domosdoshmërisht trajtimin e saj.

Osmani u arsyetua se ka tërhequr kërkesën për arsye se gjyqtar raportues është caktuar Radomir Laban dhe meqë i njëjti, sipas institucioneve të sigurisë, cenon sigurinë kombëtare.

Lidhur me këtë, Hasani tha se kjo arsye është një pretekst dhe turp i madh, si dhe një njollë e pashlyeshme për institucionin e Presidentit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button