Një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehur mosbesim të thellë ndaj Gjykatës Kushtetuese, ky institucion është vizituar nga njeriu kryesor i ShBA-së në Kosovës.
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë Anu Prattipati, sot ka shkuar për vizitë në Gjykatën Kushtetuese, raporton RTV21.
Ndonëse nuk dihet arsyet e kësaj vizite, ky veprim po shihet si mbështetje amerikane për “gardianin” e Kushtetutës së Kosovës.
Diplomatja amerikane dje ka kërkuar formim sa më të shpejt të institucioneve të reja.
Në një intervistë për “Express”, ajo ka thënë se administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojmë prioritetet.
“Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në humbje të mundësive për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojmë prioritetet tona; një vend pa institucionet bazë dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner te i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht”, ka thënë Prattipati.
Ajo ka inkurajuar partitë politike që të realizojnë vullnetin e popullit.