Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    I jepet lamtumira e fundit 59-vjeçarit që u vra në Lipjan

    06/08/2025 14:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Është varrosur 59-vjeçarit, Enver Bajraktari, i cili u gjet i groposur në ara në Baicë të Lipjanit.

    Miq e familjarë i dhanë lamtumirën e fundit.

    Bajraktari u gjet fillimisht i varrosur nga fshatarët e fshatit Baicë, të cilët kishin dalë në kërkim të tij, në momentin kur familja kishte vërejtur se tashmë i ndjeri ishte zhdukur.

    “Rreth orës 16:00 familjarët thonë që e ka lëshuar lopën ai. Pas orës 17:30-18:00, lopa është kthyer te shpëpija, por është kthyer vetëm, pa çoban. Kanë tentuar me e thirr në telefon, por më s’kan mujtë me pas kontakt. Kanë thirr nëpër mixhallar, nëpër këto restorantet që i kemi ne këtu, s’është kurrkund. Kur e kanë pa [familjarët] që s’është kurrkund, pas orës 20:00-21:00 ka filluar publikisht krejt fshati me kërku nëpër male, nëpër rrethinë, atje te ura poshtë, gjithkah”.

    I pyetur se si e morën vesh që ai ishte përafërsisht lokacioni ku ndodhej tashmë i ndjeri, ai tha se për këtë e ndihmuan kamerat e shtëpisë së vëllait të tij.

    “Kanë hy me vëzhgu. I kanë thirr vëzhguesit e kamerave, përmes shtëpisë së vëllit të tij, e kanë gjetë që lëvizja e fundit ka qenë që ka ardhë deri qëtu te kjo shtëpija këtu e vogël, tani në bazë të saj, kanë ardhë kanë kërkuar qëtu në terren. Ata djemt që kanë ardhë deri te gjurmët e të ndjerit, kanë ardhë duke lyp përmes shtagës që e ruan lopën, tani aty e kanë parë që ka zvarritje të kallamoqit”.

    “Aty kur e kanë parë kallamoqin, kanë shkruar deri te gjurmët e tij. E kanë vërejtur dheun e sapo vendosur, edhe msiri përmbi ishte mbjell. Kur e kanë hap varrin, i kanë parë dërrasat, dhe nër to e kanë vërejtur se është edhe një kufomë. Prejt aty ka ndërhyrë Policia”, tha ai.

    Sipas tij, viktima ’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë, teksa shtoi se i njëjti la pas vetës 4 fëmijë.

    Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se po ndërmerren veprime hetimore intensive për zbardhjen e plotë të rastit të vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan.

    “Lidhur me rastin  e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se me datë 04.05.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plot të rrethanave të rastit. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë.”

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje nga Shqipëria: Policia raportohet se ka rrethuar objektin e Televizionit “News 24” – i ndalohet hyrja gazetarëve

    Gjetet i vdekur një burrë në Bellanicë të Malishevës

    Përditësohen të dhënat: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

    Të Fundit

    Pamje nga Shqipëria: Policia raportohet se ka rrethuar objektin e Televizionit “News 24” – i ndalohet hyrja gazetarëve

    Gjetet i vdekur një burrë në Bellanicë të Malishevës

    Përditësohen të dhënat: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

    Aksion kundër kontrabandës në Leposaviq, kapen dy automjete me mallra pa dokumentacion

    Gruda: PDK-ja ia voton VV-së kandidatin për kryekuvendar vetëm nëse s’ka qenë ministër ose ministre

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.