Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sekretari amerikan pret sot Gjuriqin në Departamentin e Shtetit

    06/08/2025 09:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të presë sot në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit (DASH).

    Takimi do të zhvillohet në DASH në orën 17:15, sipas kohës lokale në Kosovë, teksa nuk dihen se cilat do të jenë temat e diskutimit.

    Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe zyrtari i lartë i Byrosë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në DASH, Brendan Hanrahan dhe nënsekretarja Allison Hooker.

    Hanrahan gjatë korrikut kishte vizituar disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.

    Gjatë qëndrimit në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se temë e diskutimit me zyrtarin amerikan ishte nevoja për bashkëpunim ekonomik mes dy shteteve.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se më 7 gusht do të hyjnë në fuqi tarifat e reja tregtare. Sipas vendimit, Serbia do të goditet me 35 për qind tarifa.

    “E theksova që Serbia mbetet e vendosur për ruajtje të paqes dhe stabilitetit, dhe që dialogun e shohim mënyrën e vetme për zgjidhje të çështjeve të hapura dhe për respektim të ligjit ndërkombëtar”, kishte deklaruar Vuçiq pas takimit me zyrtarin amerikan me të cilin tha se kishte diskutuar edhe për situatën në Ballkan.

    Ndërkaq, në Kosovë, Hanrahan u takua me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe me udhëheqësit partiakë. Gjatë takimeve në Kosovë, zyrtari amerikan kishte biseduar për krizën politike, dhe për të drejtat e komunitetit serb.

    Serbia vazhdimisht akuzon Kosovën se shkel të drejtat e minoritetit serb në Kosovë, duke kritikuar vazhdimisht veprimet e institucioneve kosovare në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

    Mbyllja e institucioneve serbe në Kosovë, që ka nisur vitin e kaluar, është kritikuar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, duke thënë se këto veprime janë bërë pa koordinim.

    Vizita e Gjuriqit në Uashington zhvillohet në kohën kur Serbia ka paralajmëruar se nuk mund të ketë dialog me Kosovën për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, pasi gjatë korrikut në Kosovë u arrestua një zyrtar serb.

    Ndaj ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq, – i cili gjendet në paraburgim që kur u ndalua më 18 korrik – Kosova ka ngritur aktakuzë për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

    Gjatë një fjalimi në Rahovec, ai e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, “organizatë terroriste”. Serbia ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm dhe çështjen e arrestimit të tij e ka ngritur në takime me ambasadorë të akredituar në Serbi, por edhe me kreun e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres./REL

    Artikuj të ngjashëm

    Tahiri: Po e them për herë të parë, ja dy rrugët që kishte Kosova kur u krijua Gjykata Speciale

    Arrestohet në Bërnjak një polic i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë në veturë

    SHBA-ja i propozon Libanit çarmatosjen e Hezbollahut deri në fundvit

    Të Fundit

    Tahiri: Po e them për herë të parë, ja dy rrugët që kishte Kosova kur u krijua Gjykata Speciale

    Arrestohet në Bërnjak një polic i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë në veturë

    SHBA-ja i propozon Libanit çarmatosjen e Hezbollahut deri në fundvit

    Mediumi malazez: Grenell u takua fshehurazi me Dodikun në Mal të Zi

    Raportohet për aksident trafiku me të lënduar në Krushë të Madhe -VIDEO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.