Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Në 03:00 të natës më dërgoi një mesazh”, flet gruaja e Behar Preniqit që u arrestua nga Serbia

    06/08/2025 07:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kishte marrë rrugën nga Gjermania për tu kthyer në Kosovë. Por Behar Preniqi nga Obiliqi, destinacioni për në vendlindje i mbeti në gjysmë.

    Kjo pasi më të hyrë në Serbi në kufirin me Kroacinë u ndalua nga autoritetet serbe.

    E me tu ndaluar ai kishte dërguar një mesazh gruas së tij e cila gjendet në Gjermani.

    “Burri im është nisur nga Munhiu në orën 8 të mëngjesit me datën 3 gusht me automjet me një shok të vet. Në orën 3 të natës me dërgo një mesazh burri ku me ka thënë se me kanë ndalu në kufi, nuk me ka treguar ku, në kufi të Serbisë dhe me ka thënë lajmëroj familjarët”, ka thënë Ndoji.

    Arsye e ndalesës, sipas Ndojit, u bë një fotografi e emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën Preniqi e mbante në llogarinë e tij  në facebook.

    “Ai vet personi ka deklaruar se Beharit i kanë gjet një fotografi në facebook, që burri im e ka një foto të UÇK-së asnjë informacion tjetër nuk di dhe me personin në fjalë nuk kam fol dhe nuk e di të vërtetën”, është shprehur tutje ajo.

    Që Behar Preniqi nuk ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare, e thotë  djali i hallës së tij, Armend Krasniqi.

    “Behari është rritur në Obiliq krejt, gjatë luftës i ka pasur 16 vjet deri në ofensivën e fundit pa i ra NATO ka dal në Maqedoni dhe mbas luftës pas çlirimit ka ardh ka punu në Kosovë deri para tre viteve ku është martuar me bashkëshorten nga Shqipëria e cila jeton në Munhen”, ka thënë Krasniqi.

    Sipas Krasniqit, Behari kishte udhëtuar vazhdimisht nëpër Serbi, por asnjëherë nuk kishte pasur probleme.

    “Behari nuk ka të bëjë me këto sene, Behari është një djalë shumë i mirë, i urtë punëtor, e ka lënë gruan vetë atje për me ardh me pa gjyshen këtu, nuk i ka prindërit, babai  ka vdekur së fundi,nuk dijmë asgjë për të as autoritet tona, pra as ministria nuk na ka njoftu asgjë”, ka thënë tutje Krasniqi.

    Pas këtij rasti, kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    “Zyra Ndërlidhëse ka adresuar një kërkesë zyrtare autoriteteve të Qeverisë së Serbisë për të konfirmuar arrestimin e z. Preniqi dhe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij. Përveç kësaj, rasti është përcjellë edhe te Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi si dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it”, kanë thënë nga MPJD.

    MPJD u ka  thirrje përsëri të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

    Artikuj të ngjashëm

    Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

    Gjendja në pikat kufitare: Kolona më së gjati te Dheu i Bardhë dhe Merdarë

    Temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për këtë vikend

    Të Fundit

    Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

    Gjendja në pikat kufitare: Kolona më së gjati te Dheu i Bardhë dhe Merdarë

    Temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për këtë vikend

    Tahiri: Po e them për herë të parë, ja dy rrugët që kishte Kosova kur u krijua Gjykata Speciale

    Arrestohet në Bërnjak një polic i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë në veturë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.