Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    200 familje me kushte të reja banimi falë projektit të kryeqytetit

    05/08/2025 09:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për familjet në nevojë, kryeqyteti ka realizuar një investim të rëndësishëm në dy lagje të qytetit: në Hajvali dhe te “Fusha e Pajtimit”.

    Investimi është realizuar përmes bashkëfinancimit me Fondin për Efiçiencë të Kosovës dhe ka përfshirë ndërhyrje në ndërtesat kolektive, si: ndërrimi i dritareve, izolimi termik i objekteve, instalimi i pajisjeve për ngrohje dhe ftohje, si dhe rregullimi i kulmeve.

    “Përveç përmirësimit të kushteve të banimit, projekti ka ndikuar edhe në uljen e ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, duke e bërë jetesën më të qëndrueshme dhe më të përballueshme për këto familje”, ka deklaruar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

    “Ky është një shembull i qartë se si investimet në efiçiencë energjetike shkojnë përtej kursimeve – ato përkthehen në dinjitet, drejtësi sociale dhe barazi për të gjithë qytetarët”, shtoi Rama gjatë vizitës së tij në terren.

    Artikuj të ngjashëm

    Tahiri: Po e them për herë të parë, ja dy rrugët që kishte Kosova kur u krijua Gjykata Speciale

    Arrestohet në Bërnjak një polic i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë në veturë

    SHBA-ja i propozon Libanit çarmatosjen e Hezbollahut deri në fundvit

    Të Fundit

    Tahiri: Po e them për herë të parë, ja dy rrugët që kishte Kosova kur u krijua Gjykata Speciale

    Arrestohet në Bërnjak një polic i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë në veturë

    SHBA-ja i propozon Libanit çarmatosjen e Hezbollahut deri në fundvit

    Mediumi malazez: Grenell u takua fshehurazi me Dodikun në Mal të Zi

    Raportohet për aksident trafiku me të lënduar në Krushë të Madhe -VIDEO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.