Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Witkoff viziton qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gazë

    01/08/2025 16:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, ka inspektuar qendrat për shpërndarjen e ndihmës në Gazë, që udhëhiqen nga një organizatë që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

    Vizita e Witkoff të premten ndodhi teksa zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se forcat izraelite kanë vrarë palestinezët e uritur që po prisnin për ndihma.

    Po ashtu, kjo vizitë u zhvillua në të njëjtë kohë kur u publikua një raport nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), e cila po ashtu akuzoi forcat izraelite për “gjakderdhje të rregullta” pranë qendrave të ndihmës, që udhëhiqen nga organizata që mbështet SHBA-ja dhe Izraeli.

    Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze tha se që nga 27 maji, të paktën 1.373 persona janë vrarë ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma në Gaza — 105 prej tyre vetëm në dy ditët e fundit të korrikut.

    Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, shkroi në X se ai dhe Witkoffi vizituan Gazën për “të mësuar të vërtetën” lidhur me qendrat e shpërndarjes së ndihmave që operohen nga Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF).

    “U informuam nga ushtria izraelite dhe biseduam me njerëzit në terren. GHF-ja ofron mbi 1 milion shujta ushqimore në ditë”, tha Huckabee.

    Ai shtoi se Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – “e urren GHF-në sepse u jep njerëzve ushqim dhe nuk lejon që ushqimi të plaçkitet nga Hamasi”.

    GHF-ja nisi operimin në Gazë, pasi Izraeli lehtësoi bllokadën e vendosur në fund të majit në territorin palestinez.

    Një ditë më parë, Witkoff qëndroi në Izrael ku zhvilloi bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Ata biseduan se si t’i jepet fund luftës 22-mujore, si të dërgohen më shumë ndihma për palestinezët dhe si të lirohen pengjet që mbahen nga Hamasi.

    Netanyahu ka premtuar se do ta shkatërrojë Hamasin dhe do t’i lirojë pengjet, por është nën presion të madh ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës, që ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në Gazë dhe viktima të shumta.

    Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Afër 50 persona besohet se ende mbahen në Gazë, ndërsa të tjerët janë liruar në marrëveshjet paraprake të armëpushimit.

    Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë që nga nisja e luftës janë vrarë më shumë se 60.000 persona, ka thënë Ministria e Shëndetësisë, e cila vlerëson se shumica nga viktimat ishin gra dhe fëmijë. Megjithatë, kjo ministri në shifrat që publikon për viktimat nuk bën ndarjen mes viktimave civile dhe luftëtarëve të Hamasit./REL

    Artikuj të ngjashëm

    Stuhia që kaploi kryeqytetin, Komuna njofton për rrëzimin e disa drunjëve e për disa zjarre fushore

    Krasniqi: Roli i Bashës teknik deri të përfundojë konstituimi, mbledhja e thirrur e kryesisë është e jashtëligjshme

    Ahmeti shkon për vizitë në fshatin Bregu i Zi, falënderon banorët për mbështetje

    Të Fundit

    Stuhia që kaploi kryeqytetin, Komuna njofton për rrëzimin e disa drunjëve e për disa zjarre fushore

    Krasniqi: Roli i Bashës teknik deri të përfundojë konstituimi, mbledhja e thirrur e kryesisë është e jashtëligjshme

    Ahmeti shkon për vizitë në fshatin Bregu i Zi, falënderon banorët për mbështetje

    Aksident i rëndë në Prishtinë – Përfshihen tri vetura, lëndohet një person

    Basha: Serbia t’i përmbushë zotimet ndërkombëtare për personat e zhdukur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.