Gjatë ditës së sotme ka pasur reagime të shumëta në lidhje me rastin e mbytjes së një 33-vjeçari në Ujman, duke u potencuar se shteti qëllimisht po “e zhagit” gjetjen e trupit të tij, shkruaj GazetaDemos.
Ndërkaq, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka dalë me reagim duke thënë se këto deklarata janë të pabazuara dhe pa fakte.
“Kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren”, thuhet në reagim.
Reagim
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton opinionin publik se informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me lokalizimin e trupit të personit të mbytur në Ujman janë të pabazuara dhe pa fakte.
Kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren.
Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.