Një rast i rëndë i vrasjes në tentativë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në Stanovc të Vushtrrisë, mëson “Mitropol, transmeton GazetaDemos.
Sipas informacioneve fillestare një burrë i moshës 27 vjeçare ishte cak i sulmit me armë zjarri me ç’rast edhe është plagosur.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”. Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë.”, tha Zahiti.