Deputeti i LDK-së, Paris Guri, i ka reaguar deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, teksa kjo e fundit ka thënë se motra e deputetit ka përfituar 15 mijë euro bursë nga Ministria e Kulturës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se motra e tij është përzgjedhur nga Qeveria e Britanisë për të studiuar në Londër, si studente e dalluar e Universitetit të Prishtinës.
“Ajo është përfituese e bursës Chevening, një ndër bursat më prestigjioze në botë, që ndahet nga vetë Qeveria Britanike. Pra, motra ime është përzgjedhur nga Qeveria Britanike, ndërsa ju keni zgjedhë më vjedhë me vëlla, dajë, burrë e baxhanak”, ka shkruar Guri në Facebook.
Ai ka thënë se të gjitha paratë Pacolli duhet t’i kthejë cent për cent.