Një person është arrestuar në Prizren pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Korishë, Prizren / 26.07.2025 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë AK47 me 10 fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”