Temperaturat e larta kanë shkaktuara zjarre të shumta ditëve të fundit në Shqipëri.
Rreth kësaj situate, ka shkruar edhe kryeministri Edi Rama.
Rama i ka falënderuar Forcat e Armatosura shqiptare, të policisë, si dhe krejt ata që u angazhuan në fikjen e zjarreve.
Në veçanti, ai pati një falënderim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Trocin, i cili kishte rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar jetë të tjera.
“Mirëmëngjesi, dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.