Dronët ukrainas kryen një sulm gjatë natës ndaj qytetit të Stavropolit.
Ukrainasit goditën fabrikën “Signal”, e cila është një nga qendrat kryesore të Rusisë për prodhimin e elektronikës së radios dhe instrumenteve teknike.
Kjo fabrikë luan një rol të rëndësishëm në industrinë ushtarake dhe civile të Rusisë, pasi furnizon pajisje të avancuara elektronike që përdoren në shumë sektorë, përfshirë komunikacionin dhe kontrollin e sistemeve ushtarake.
Ukrainian drones launched an overnight attack on Stavropol, targeting the “Signal” plant — a major hub for Russia’s radio electronics and instrumentation production. pic.twitter.com/2JYXo8jtMl
— Clash Report (@clashreport) July 26, 2025
Sulmi me dronë synonte të dëmtonte kapacitetet prodhuese të fabrikës dhe të dobësonte infrastrukturën teknologjike që mbështet aktivitetet ushtarake të Rusisë në rajon.
Ky veprim është pjesë e një sërë goditjesh taktike që Ukraina ka kryer për të minuar operacionet e Rusisë në territorin e saj.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.