Më 27 mars, në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka dëshmuari dëshmitari i fundit, i 125.
Mirëpo për ta marrë në pyetje atë, ishte bërë gati një Prokuror, John Devaney, i cili më parë ka qenë gardian në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen.
Klan Kosova mëson se Hashim Thaçi e ka pikasur atë burrë i ulur në sallën e paraburgimit dhe e ka alarmuar gjyqtarin Charles Smith i cili ka kërkuar të vazhdohet në seancë të mbyllur, e gjitha dita.
Ekipet mbrojtëse i kanë kërkuar Gjykatës që ta urdhërojë Prokurorinë dhe Regjistrin të japë më tepër detaje nëse e kanë pyetur këtë prokuror se çfarë di nga koha e tij në burg, ku i ka ruajtur vazhdimisht Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, dhe nëse ka konflikt interesi që ai të jetë tanimë prokuror në këtë institucion.
Ka kërkuar edhe të dhëna nëse ZPS e ka infiltuar që ka fillimi këtë prokuror si gardian në burg dhe nëse i njëjti do të përfshihet edhe në rastin për aktakuzën e dytë ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut e Kuçit meqenëse bëhet fjalë për akuza nga përgjimet e nxjerra prej Qendrës së Paraburgimit por nuk ka marrë përgjigje pozitive për asnjërën nga to. /Klan Kosova