Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.
Dy makina “Jeep” janë përfshirë në këtë aksident, ku ka mbetur i pajetë një fëmijë 10-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, në Bashkinë Memaliaj, dhe kanë mbetur të lënduar tre të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje serioze, shkruan A2.
Sipas informacioneve fillestare, bëhet e ditur se Jeep-i tip Range Rover me targa shqiptare AB700SF është përplasur me Jeep-in tip Mercedez Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas.
Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.