Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rusia gati të hap një front të ri të luftës – dërgon ushtrinë në kufi me Armeninë

    26/07/2025 16:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në një zhvillim të fundit që ka ngjallur shqetësime rajonale, Rusia po shton në mënyrë të konsiderueshme praninë ushtarake në Armeni.

    Sipas burimeve të gazetës armene Graparak, gjatë javëve të fundit në bazën ushtarake ruse në qytetin Gyumri janë dërguar në masë armë, municione dhe pajisje të tjera ushtarake.

    Raportohet se aeroplanë transportues ushtarak kanë zbarkuar çdo ditë në këtë bazë, duke sjellë ngarkesa të konsiderueshme të pajisjeve luftarake.

    Autoritetet armene deri më tani nuk kanë bërë ndonjë koment zyrtar në lidhje me këtë zhvillim.

    Po ashtu, edhe autoritetet ruse nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë publike, duke mbajtur një qasje të heshtur në një kohë kur tensionet në rajon janë në rritje.

    Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet ruso-armene, të cilat janë përkeqësuar kohët e fundit për shkak të afrimit gjithnjë e më të madh të Armenisë me Perëndimin, si dhe tensioneve të vazhdueshme me Azerbajxhanin.

    Për më tepër, Rusia ndodhet në një konflikt të ashpër diplomatik me Azerbajxhanin, i cili akuzon Kremlinin për mbështetje të heshtur ndaj interesave armene në rajon.

    Sipas Graparak, kjo lëvizje e Moskës mund të jetë një përpjekje për të ruajtur ndikimin strategjik në Kaukazin Jugor, në një kohë kur Armenia ka sinjalizuar se mund të largohet nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) dhe Bashkimi Ekonomik Euroaziatik – dy struktura të dominuara nga Rusia, raportojnë mediat.

    Disa analistë vlerësojnë se Kremlini po përgatitet për një realitet të ri gjeopolitik në të cilin Armenia nuk do të jetë më pjesë e aleancave tradicionale me Rusinë.

    Për momentin, nuk dihet saktësisht qëllimi i dërgesave ushtarake, por prania në rritje e trupave dhe armatimeve në Gyumri mund të përbëjë një përpjekje për të forcuar pozitat ruse në rajon dhe për të dërguar një mesazh të qartë si për autoritetet armene, ashtu edhe për rivalët gjeopolitikë të Rusisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja fillon paraqitjen e provave më 15 shtator

    “Ganja”: Albin, jo që i ke ngrënë të gjitha qershitë, por i ke ngrënë edhe bërthamat

    Hyseni ‘godet’ Abdixhikun: Mos vajto ti çuni i LDK-së, Albin Kurtin e solle ti në pushtet, je pjesë e shtetrrënimit

    Të Fundit

    Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja fillon paraqitjen e provave më 15 shtator

    “Ganja”: Albin, jo që i ke ngrënë të gjitha qershitë, por i ke ngrënë edhe bërthamat

    Hyseni ‘godet’ Abdixhikun: Mos vajto ti çuni i LDK-së, Albin Kurtin e solle ti në pushtet, je pjesë e shtetrrënimit

    Musliu “shpërthen” ndaj Haxhiut: Përçarëse, grua e indoktrinuar, sulmove Kuvendin dhe kolegët me gaz lotsjellës

    Kroacia goditet nga stuhitë, në disa vende bie breshër deri në 5 centimetra madhësi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.