Ka dështuar edhe përpjekja e 53-të për konstiutimin e Kuvendit të Kosovës, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Por, pas dështimit të seancës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur për disa minuta deputetët e partisë së tij, brenda sallës së seancave.
Megjithatë, nuk dihet saktësisht çfarë kanë diskutuar.
E gjitha ndodhi pasi deputetët e PDK, LDK e AAK – Memli Krasniq, Hykmete Bajrami dhe Daut Haradinaj – mbajtën nga një fjalim në sallën e Kuvendit, pas dështimit të seancës.
Kryesuesi Avni Dehari ka njoftuar se seanca e re do të zhvillohet sonte në ora 22:00.