Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vrau babanë në Fier, policia arreston të dashurin 55-vjeçar të vajzës si bashkëpunëtor në krim

    26/07/2025 11:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Institucionet e rendit në Shqipëri po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku Emanilda Rama vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

    A2CNN raporton se Policia e Fierit ka vënë në pranga të dashurin 55-vjeçar të 26-vjeçares Ermalinda Rama në lidhje me vrasjen e babait të saj, 56-vjeçarit Anesti Rama pak ditë më parë.

    Sipas policisë, Çlirim Dogani ka bashkëpunuar me vajzën 26-vjeçare për të vrarë babanë e saj duke e mbytur me tel si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

    “Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec. Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

    Burime informacioni bëjnë me dije për A2 CNN se motra e Emalindës, e cila aktualisht jeton në Itali, është e martuar me bashkëshortin në fshatin Suk të Roskovecit, ku e mbante të motrën herë pas here në shtëpinë e saj, ku punonte në serat e fermerëve të zonës, Suk 1, Suk 2, Arapaj. Aty është njohur dhe me Çlirimin ku dyshohet se mund të kenë krijuar lidhje dashurore.

    Pas krimit, policia arrestoi menjëherë vajzën Ermalinda Rama si autore, dhe nënën e saj Valbona Rama, si bashkëpunëtore në krim.

    Artikuj të ngjashëm

    Deputetja e NISMA-s e prerë: Për kryetar Kuvendi, votë kemi vetëm për Fatmir Limajn

    E konfirmon Rexhaj: VV-ja në minutat e fundit mbledh grupin parlamentar

    Limaj konfirmon takimin me presidenten Osmani: Bash kurrgjë nuk ndodhi

    Të Fundit

    Deputetja e NISMA-s e prerë: Për kryetar Kuvendi, votë kemi vetëm për Fatmir Limajn

    E konfirmon Rexhaj: VV-ja në minutat e fundit mbledh grupin parlamentar

    Limaj konfirmon takimin me presidenten Osmani: Bash kurrgjë nuk ndodhi

    Haradinaj: Kërkesat e vetme të AAK-së kanë qenë votimi i hapur dhe ndërrimi i kandidates

    Sveçla pyetet nëse do të konstituohet sonte Kuvendi, përgjigjet plotë dyshime: Paj, po…

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.