Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Asllani mund të largohet nga Interi, por vetëm me ofertë të përshtatshme

    26/07/2025 10:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, pritet të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës, por largimi i tij nuk do të ndodhë me çdo ofertë. Deri tani, Asllani është përmendur shpesh si një nga lojtarët që nuk ka lëvizur në këtë periudhë transferimesh, ndërkohë që vetë mesfushori ka treguar se nuk dëshiron të largohet nga Italia.

    Sipas burimeve zyrtare, ai ka refuzuar ofertën e Real Betis, por e vërteta qëndron në faktin se klubi italian ka refuzuar propozimin e spanjollëve, i cili ishte nën 10 milionë euro.

    Interi synon të mos e shesë mesfushorin shqiptar pa një ofertë që arrin në 20 milionë euro, ose alternativisht 15 milionë euro plus një përqindje të kartonit të lojtarit, njofton EuronewsAlbania.

    Klubi milanez duket i vendosur të ruajë Asllanin, përveçse në rast të një propozimi të pranueshëm financiarisht, që përputhet me vlerën që i kanë dhënë futbollistit.

    Interi ka shpenzuar rreth 16 milionë euro, për blerjen e kartonit të Asllanit nga Empoli. Pikërisht tre vite më parë u arrit marrëveshja mes palëve

    Artikuj të ngjashëm

    Zjarr në Penuh të Podujevës – rrezikohen edhe disa shtëpi

    Zjarre dhe erëra të forta në Prishtinë, Drejtoria për Siguri thotë se situata është alarmante – ja ku po intervenohet

    Seanca e natës, Cakolli: Legjitimiteti s’matet vetëm me rezultatin, por edhe me gjithë rrugën që çon deri aty

    Të Fundit

    Zjarr në Penuh të Podujevës – rrezikohen edhe disa shtëpi

    Zjarre dhe erëra të forta në Prishtinë, Drejtoria për Siguri thotë se situata është alarmante – ja ku po intervenohet

    Seanca e natës, Cakolli: Legjitimiteti s’matet vetëm me rezultatin, por edhe me gjithë rrugën që çon deri aty

    Reagon OVL e UÇK-së: Ish-roja e burgut bëhet prokuror kundër krerëve të UÇK-së – skandali që trondit drejtësinë

    “Kthejeni sistemin e vjetër”: Mësuesit, prindërit dhe komunat kundër skemës së re të librave shkollorë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.