Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Haradinaj kritika Gjykatës: Nuk e shqiptuan masën e përkohshme kur e kërkoi AAK, tash mund të jetë tepër vonë

    26/07/2025 10:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për caktimin e masës së përkohshme për një periudhë dyjavore mund të ketë ardhur shumë vonë.

    Ai tha se këtë e kërkuan edhe në lëndën e parë që AAK e dorëzoi në Gjykatë Kushtetuese dhe tha se kushtet ishin thuajse të njëjta edhe atëherë për të ndërmarrë këtë vendim.

    “Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese konfirmon se gjendja aktuale në vend përbën rrezik serioz për funksionimin kushtetues dhe institucional të shtetit. Pikërisht këtë e kishte theksuar edhe AAK në kërkesën e saj të parë drejtuar Gjykatës”, ka thënë Haradinaj sot para seancës së fundit që do të nisë nga ora 14:00.

    “Fatkeqësisht, atëherë Gjykata nuk e shqiptoi masën e përkohshme, ndonëse kushtet ishin pothuajse identike me ato që vetë i ka pranuar tani. Në aktgjykimin e fundit, Gjykata konstaton se situata përbën rrezik real për rendin kushtetues, por megjithatë nuk kishte vendosur masën e kërkuar nga AAK”.

    Haradinaj tha se “kjo vonesë e pajustifikueshme vetëm sa ka shtuar paqartësinë dhe krizën kushtetuese në vend”.

    “Sot ekziston frika reale se ndërhyrja e Gjykatës mund të ketë ardhur tepër vonë për të parandaluar pasojat që mund të ishin shmangur në kohë, sikur ajo të kishte vepruar me përgjegjësi në momentin kur u paraqit kërkesa jonë”, tha Haradinaj,

    Ndërkohë, dje kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është ankuar se këtë masë s’e kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi për këtë në përgjigje të lëndës së dorëzuar nga ana e PDK-së dhe LDK-së.

    Ne s’e kemi kërkuar atë masë, por është në të drejtën e tyre dhe unë po besoj që ka një arsye që s’mund ta paragjykoj unë. Cila mund të jetë arsyeja është ndoshta diçka që mund ta kuptojmë kur të publikohet aktgjykimi final, por ne e kemi thënë gjithmonë se vendimet e Kushtetuese s’janë tavolinë suedeze. Jemi të obliguar që t’i zbatojmë dhe ajo që tashmë po dihet është se kanë mbetur më pak se 48 orë për ta konstituuar Kuvendin bazuar në aktgjykimin e kaluar”, kishte thënë dje Krasniqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja fillon paraqitjen e provave më 15 shtator

    “Ganja”: Albin, jo që i ke ngrënë të gjitha qershitë, por i ke ngrënë edhe bërthamat

    Hyseni ‘godet’ Abdixhikun: Mos vajto ti çuni i LDK-së, Albin Kurtin e solle ti në pushtet, je pjesë e shtetrrënimit

    Të Fundit

    Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja fillon paraqitjen e provave më 15 shtator

    “Ganja”: Albin, jo që i ke ngrënë të gjitha qershitë, por i ke ngrënë edhe bërthamat

    Hyseni ‘godet’ Abdixhikun: Mos vajto ti çuni i LDK-së, Albin Kurtin e solle ti në pushtet, je pjesë e shtetrrënimit

    Musliu “shpërthen” ndaj Haxhiut: Përçarëse, grua e indoktrinuar, sulmove Kuvendin dhe kolegët me gaz lotsjellës

    Kroacia goditet nga stuhitë, në disa vende bie breshër deri në 5 centimetra madhësi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.