Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Shaqiri nuk ‘ia fal’ Guardiolas – zbulon prapaskenat e largimit nga Bayerni

    25/07/2025 23:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka deklaruar se nuk ndjen asnjë pendesë për largimin nga Bayern Munich në vitin 2015, duke hedhur një kritikë të tërthortë ndaj trajnerit Pep Guardiola dhe duke përmendur suksesin me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve si dëshmi e drejtësisë së zgjedhjes së tij.

    Në një intervistë për ran.de, Shaqiri foli hapur për periudhën e vështirë që kaloi nën drejtimin e Guardiolës, i cili mori drejtimin e Bayernit një vit pas ardhjes së tij në klub.

    I kufizuar nga lëndimet dhe mungesa e minutave – duke qenë zëvendësues i papërdorur në shtatë nga 16 ndeshjet e para të sezonit 2014/15 në Bundesligë – Shaqiri vendosi të largohej nga kampionët gjermanë në janar të vitit 2015, duke u transferuar te Interi, për të vazhduar më pas te Stoke City dhe Liverpooli, ku fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2019.

    I pyetur nëse largimi nga Bayerni ishte vendimi i duhur, Shaqiri u shpreh se nuk pendohet për atë vendim.

    “Po, ishte vendimi i duhur. Nuk shikoj prapa dhe nuk pendohem për asnjë nga lëvizjet që kam bërë”, u shpreh lojtari me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit.

    “Kam marrë çdo vendim me bindje të plotë dhe mendoj se karriera ime ka shkuar mirë”.

    Deklarata e tij përbën një kritikë të tërthortë ndaj Guardiolës, nën drejtimin e të cilit ai nuk arriti të gjente hapësirën e dëshiruar. 

    Artikuj të ngjashëm

    Seanca e fundit, Limaj e konfirmon: Fatkeqësisht nuk ka marrëveshje

    Para seancës Fitore Pacolli thotë se është përballur me një “sulm”: Përsëri një burrë, ishte me një grua

    Berisha: Vota ime ishte për votim të hapur, nuk lejoj që të keqpërdoret

    Të Fundit

    Seanca e fundit, Limaj e konfirmon: Fatkeqësisht nuk ka marrëveshje

    Para seancës Fitore Pacolli thotë se është përballur me një “sulm”: Përsëri një burrë, ishte me një grua

    Berisha: Vota ime ishte për votim të hapur, nuk lejoj që të keqpërdoret

    Deputetja më e re: Asnjë e re s’do të donte ta niste punën kështu, shpresoj që VV-ja ka reflektuar

    Osmani: Situatë sfiduese nga zjarret – kërkohet reagim i menjëhershëm dhe i koordinuar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.