Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka bërë xhiron e internetit: futbollisti francez Benjamin Pavard, i njohur për sukseset e tij me Francën dhe Interin, është parë duke vallëzuar me plis në kokë gjatë dasmës së tij me modelen shqiptare Kleofina Pnishi.
Dasma u mbajt buzë detit në bregun magjepsës të Amalfit, ku Pavard dhe Kleofina kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni romantike përballë miqve dhe familjarëve.
Por, ajo që i dha ngjyrë të veçantë mbrëmjes ishte përfshirja e elementeve tradicionale shqiptare në festë.
Në një nga momentet më të përfolura të mbrëmjes, Pavard shihet duke kërcyer i buzëqeshur me muzikë shqiptare, teksa mban mbi kokë një plis të bardhë.
Gjesti i tij është pritur me shumë simpati, si një shenjë e respektit për kulturën e bashkëshortes së tij dhe rrënjët e saj shqiptare.
Videoja është shpërndarë me entuziazëm në rrjete sociale, me shumë ndjekës që e kanë quajtur Pavardin “dhëndri shqiptar”.
Me këtë gjest të thjeshtë por domethënës, ai fitoi menjëherë zemrat e publikut shqiptar.