Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, festoi ditëlindjen e saj të 56-të me një paraqitje glamuroze në Turqi. Ylli me famë ndërkombëtare zgjodhi Antalian për të festuar këtë ditë të veçantë.
Ajo ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale, foto dhe video nga festa madhështore si dhe ka falenderuar fansat për urimet që mori.
“Ditëlindja. Antalia, Turqi. Çfarë dhurate e çmuar jeni të gjithë! Faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja të mrekullueshme për ditëlindje”, shkroi Lopez në mbishkrimin e postimit të saj, duke u dukur e emocionuar nga dashuria që mori.
Në fotot që ndau, Jennifer dukej duke shijuar festën e ditëlindjes, ndërsa në një video binte në sy torta e saj me tre kate. Këngëtarja u argëtua me të ftuarit e saj, ndërsa kërceu pa pushim, duke festuar në një ambient të veçantë të organizuar posaçërisht për të.