Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është arrestuar një person, pasi iu gjetën një sasi e narkotikëve, një shumë e konsiderueshme e parave dhe një thikë, shkruan GazetaDemos.
Personit të dyshuar i është shqiptuar masa e paraburgimit 48 orë.
Rasti u inicua si “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person në Prishtinë, sekuestrohen para,narkotikë dhe një thikë
Sot nga njësitë policore të stacionit të Veriut në Prishtinë, është ndaluar një person M.S, 28 vjeç, për kontrollë rutinë, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancave të dyshuara narkotike, një shumë e konsiderushme e parave dhe një thikë.
Po ashtu, pas verifikimit i njëjti ka rezultuar se ishte edhe në kërkim policor.
Ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit 48 orë, ndërkohë që është iniciuar rast për veprat “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “armëmbajtje pa leje”.