Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, ka refuzuar ta deklarojë pasurinë e tij në Hagë.
Si rezultat, ai ka shkelur urdhrin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Gjykatësi i Vetëm: KONSTATON se z. Mustafa ka shkelur një urdhër të mëparshëm gjyqësor duke refuzuar të plotësojë Formularin e deklarimit të mjeteve”, thuhet në vendim.
Si rezultat, më 16 korrik 2025, gjykatësi i vetëm Biti lëshoi vendimin në lidhje me zbatimin e urdhrit për zhdëmtim në çështjen Salih Mustafa.
Gjykatësi konstatoi se Mustafa nuk ka përmbushur detyrimet e tij sipas urdhrit për zhdëmtim dhe urdhëroi që të llogaritet norma vjetore e interesit mbi shumën e papaguar të zhdëmtimit.
Kjo normë e interesit do të llogaritet nga data kur vendimi i dorëzohet Mustafës dhe do të vazhdojë derisa urdhri për zhdëmtim të zbatohet plotësisht.