Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar deklaratat e saj në Amerikë për konflikt të mundshëm mes Kosovës e Serbisë.
Ajo ka thënë se është pyetur konkretisht për deklaratat e Trumpit.
“Është deklarata e datës 25 qershor. Në atë deklaratë thuhet “sepse ju e dini javët e fundit u kujdesëm për Indin e Pakistanin, Kosovën e Serbinë”. Jam pyetur për një deklaratë shumë konkrete të dhënë më 27 qershor 2025. Pyetja ka qenë për këtë dhe një tjetër nga Zyra Ovale, dhe aty thuhet “në muajt e fundit, kemi arritur paqe India e Pakistanin, Izraelit Iranit, Republikës të Kongos dhe Ruandës, dhe të tjera. Serbia ishin gati për të shkuar në luftë nëpërmjet një grupi e kemi ndalur një gjë të tillë”. Është deklaratë e 8 korrikut gjithashtu”, tha ajo.
“Unë kam thënë mënyra se si e kuptojmë ne, unë si presidente e Kosovës. Nëse qëndrimi i Amerikës është ndryshe, mund të iu drejtoheni. Ne e vlerësojmë rolin e presidentit Trump si paqebërës, si njeri që punon për paqe në botë, e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë. Deklarata ime ka qenë në drejtim të vlerësimit të tij. Nëpërmjet kësaj udhëheqëje ka pasur suksese të shumta, kam dhënë vlerësim pozitiv”, tha Osmani.