Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë euro

    17/07/2025 14:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komisioni Evropian e ka propozuar të mërkurën një buxhet prej 2 trilionë eurosh për Bashkimin Evropian për periudhën 2028–2034, duke vendosur theks të ri mbi konkurrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen.

    “Ky është një buxhet që i përgjigjet ambicies së Evropës, që përballet me sfidat e saj dhe që forcon pavarësinë tonë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para gazetarëve në Bruksel.

    “Buxheti është më i madh. Është më i zgjuar dhe më i mprehtë. Ai jep rezultate për qytetarët dhe bizneset tona, për partnerët tanë dhe për të ardhmen tonë”, shtoi ajo.

    Komisioni tha se propozimi përfaqëson 1.26% të Prodhimit Kombëtar Bruto të Bashkimit Evropian me 27 vende anëtare, një matës i madhësisë së ekonomisë, krahasuar me 1.13% në buxhetin e tanishëm shtatëvjeçar.

    Buxheti i ri duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare dhe të nënshkruhet nga Parlamenti Evropian.Propozimi përfshin 451 miliardë eurosh për Fondin e ri të Konkurrueshmërisë Evropiane, i fokusuar në forcimin e industrisë së mbrojtjes, nxitjen e inovacionit dhe mbështetjen e tranzicionit të industrisë drejt energjisë së pastër në të gjithë bllokun.

    Propozimi ndan 131 miliardë euro në veçanti për mbrojtjen dhe hapësirën, një rritje e pesëfishtë në krahasim me shkallën e tanishme, sipas komisionit.

    Gjithashtu, parashikohen 302 miliardë euro për të mbështetur fermerët dhe të paktën 218 miliardë euro për rajonet më pak të zhvilluara të Evropës, si dhe 200 miliardë euro për programe globale.Shumica e fondeve për buxhetin vijnë nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së.

    Megjithatë, komisioni propozoi disa mënyra për t’i rritur fondet drejtpërdrejt për buxhetin, përfshirë një taksë të re ndaj kompanive që bëjnë biznes në Evropë dhe që kanë një qarkullim vjetor neto mbi 100 milionë euro në një vend të BE-së.

    Disa vende të BE-së dhe ligjvënës e kritikuan menjëherë këtë propozim.“BE-ja është e rëndësishme për mirëqenien tonë, por buxheti i propozuar është shumë i lartë”, tha ministri holandez i Financave, Eelco Heinen.

    Parlamenti Evropian, nga ana tjetër, tha se propozimi i komisionit nuk ishte mjaftueshëm i madh.“Nuk mund të bëjmë më shumë me më pak. Prioritetet e reja kërkojnë burime të reja dhe duhura, jo shkurtime të prioriteteve ekzistuese”, tha Siegfried Mureșan, eurodeputet i qendrës së djathtë dhe negociator për buxhetin e ardhshëm të BE-së.

    Debatet për buxhetin janë ndër më të vështirat në politikën e BE-së, sepse nxjerrin në pah ndarjet politike dhe ekonomike mes vendeve anëtare.

    Bisedimet në muajt në vijim pritet të theksojnë tensionet politike mes përpjekjeve për të rritur financimet për prioritetet e reja dhe ruajtjen e investimeve tradicionale në bujqësi dhe zhvillim rajonal./REL

    Artikuj të ngjashëm

    Presidentja Osmani e ashpër me Avdullah Hotin: Njeriu më jorelevant, nuk dua ta humb asnjë sekondë

    Osmani: Javën tjetër i drejtohem Kushtetueses, nëse s’respektohet afati 30 ditor duhet të ketë pasoja juridike

    Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja

    Të Fundit

    Presidentja Osmani e ashpër me Avdullah Hotin: Njeriu më jorelevant, nuk dua ta humb asnjë sekondë

    Osmani: Javën tjetër i drejtohem Kushtetueses, nëse s’respektohet afati 30 ditor duhet të ketë pasoja juridike

    Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja

    Osmani: Unë u pyeta për deklaratat konkrete, gjithçka ishte në vlerësim pozitiv për Donald Trump

    Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, i njoftova menjëherë aleatët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.