Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Kush po e vret Republikën e Kosovës? Nga pushteti deri te histeria e vetëkënaqësisë kolektive!

    17/07/2025 12:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Shkruan: Fadil Maloku

    “Ai që e emërojnë në ndonjë detyrë, le t’i qaset me vetëdije asaj pune, ne çështje të vogla e të mëdha;le t’i përmbahet asaj që i urdhërohet, dhe le t’i përmbahet asaj që i ndalohet. ..” 

    Hyrje

    Proceset e shtetndërtimit në vendet e tranzicionit shpesh karakterizohen nga tendenca jo të natyrshme zhvillimore, të cilat, përveç sfidave të jashtme, janë të përshkruara edhe nga dukuri të brendshme që e minojnë funksionimin demokratik të institucioneve. Një prej këtyre fenomeneve është ai i ngarrisjes (lexo; përtacisë) shoqërore (social loafing), i cili në kontekstin e shoqërisë kosovare po merr trajta të një vetëkënaqësie publike, ku individi apo grupi e sheh përfshirjen në institucione jo si përgjegjësi, por si përfitim statusor dhe ruajtje të privilegjeve. Kjo ese synon të analizojë këtë fenomen në dritën e sfidave të shtetndërtimit në Kosovë, duke e trajtuar si defekt sociologjik me pasoja të thella për funksionalitetin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm institucional.

    I.

    Ngarrisja shoqërore si Fenomen Sociologjik në Kontekstin e Kosovës;

    Ngarrrisja shoqërore nënkupton tendencën e individëve për të kontribuar më pak kur janë pjesë e një grupi, duke besuar se përgjegjësia kolektive e zbeh nevojën për angazhim individual. Në kontekstin kosovar, kjo dukuri manifestohet përmes një vetëkënaqësie të rrezikshme institucionale dhe publike, ku pozita në një strukturë shtetërore përjetohet si status përfundimtar dhe jo si detyrim funksional për përmirësimin e përbashkët. Ky mentalitet është i dëmshëm për një shoqëri që ndodhet ende në fazat e para të konsolidimit demokratik.

    Në vend që të theksohet meritokracia dhe zhvillimi profesional, vërehet një përhapje e gjerë e konformizmit, militantizmit partiak, dhe vetëkënaqësisë, që e shndërrojnë institucionin shtetëror në vendstrehim politik dhe jo në mjet për ndërtimin e së mirës së përbashkët.

    II.

    Paradoksi i Shtetndërtimit dhe Improvizimi i Diskursit Demokratik

    Përkundër retorikës zyrtare që thekson shtetin, pavarësinë dhe demokracinë, Kosova po përballet me një krizë të thellë të funksionit përfaqësues dhe përgjegjësisë institucionale. Kjo krizë ka krijuar një dyzim të rrezikshëm ndërmjet diskursit publik dhe realitetit socio-politik. Përpjekjet e paraqitura si “arritje” janë shpesh produkte të një perceptimi artificial që më shumë reflekton dëshirën për sukses sesa vetë suksesin. Ky diskurs i improvizuar – i mbështetur kryesisht në propagandë mediatike dhe jo në analiza strukturore – kultivohet përmes një sugjestioni të planifikuar, ku pushtetarët përpiqen të legjitimojnë veprimet e tyre jo përmes rezultateve konkrete, por përmes simbolikës nacionaliste dhe premisave të paverifikuara demokratike.

    III.

    Pakënaqësia Qytetare dhe Heshtja Qeveritare: Një Polarizim Simptomatik

    Në anën tjetër, shoqëria kosovare po artikulon gjithnjë e më shumë një pakënaqësi të strukturuar, që manifestohet nëpërmjet diskursit opozitar, shoqërisë civile, por edhe përmes studimeve sociologjike që dokumentojnë gjendjen e qytetarisë së frikësuar dhe pasive. Kjo pakënaqësi, megjithëse e dobishme për një demokraci funksionale, bie ndesh me një heshtje të thellë institucionale, që tregon mungesë reflektimi dhe paaftësi për të përballuar sfidat reale. Polarizimi ndërmjet qytetarit kritik dhe qeveritarit pasiv krijon një boshllëk institucional që rrezikon vetë kohezionin e projektit shtetformues.

    IV.

    Stoicizmi Qytetar dhe Përkeqësimi i Kontradiktave Sociale

    Në këtë ambient të polarizuar, qytetari i zakonshëm po zhvillon një stoicizëm të heshtur, një rezistencë pasive ndaj padrejtësive, përballë thellimit të pabarazive sociale. Në njërën anë, kemi një shtresë të pasuruar politikisht (elitat), dhe në anën tjetër, një masë qytetarësh të margjinalizuar, të kërcënuar me mbijetesë fizike. Sipas të dhënave të UNDP-së, mbi 20% e popullsisë ndodhet buzë ekzistencës sociale, gjë që përbën një kërcënim serioz për stabilitetin afatgjatë të shtetit.

    V.

    Kultura Institucionale dhe Rreziku i Kolapsit Administrativ

    Në vend që të forcohen kapacitetet individuale dhe profesionalizmi në shërbimin publik, institucionet po stërngarkohen me kontingjente të reja joprofesionale, të udhëhequra nga kritere politike dhe jo meritore. Ky model përbën një rrezik të madh për efikasitetin institucional, sepse sjell me vete plogështi, mosmotivim, vetëkënaqësi dhe një vetëmjaftueshmëri që është invers i çdo demokracie funksionale. Nëse nuk ashpërsohen kriteret për përgjegjësi dhe performancë, veçanërisht në nivelet menaxheriale të administratës, sistemi do të rrezikojë jo vetëm funksionalitetin institucional, por edhe vetë ekzistencën e projektit shtetëror.

    Fenomeni i ngarrisjes (përtacisë) shoqërore në Kosovë nuk është thjesht një sjellje devijuese individuale, por një simptomë strukturore e një sistemi të brishtë institucional, që po përjeton një krizë të përhershme legjitimiteti. Nëse nuk ndërmerren masa serioze për të rritur përgjegjësinë publike, për të rivlerësuar kulturën politike dhe për të fuqizuar qytetarinë aktive, projekti demokratik i Kosovës rrezikon të bjerë në kurthin e simulimit të demokracisë, pa përmbajtje reale, pa efikasitet dhe pa të ardhme të qëndrueshme…

    Artikuj të ngjashëm

    Tahiri numëron problemet në Kosovë: Shteti në pushim, qytetarët në hall – kryeministrit i konvenon

    Juristët: Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

    Plagoset në aksident ish-kryetari legjendar i New York-ut, mbështetësi i çlirimit të Kosovës

    Të Fundit

    Tahiri numëron problemet në Kosovë: Shteti në pushim, qytetarët në hall – kryeministrit i konvenon

    Juristët: Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

    Plagoset në aksident ish-kryetari legjendar i New York-ut, mbështetësi i çlirimit të Kosovës

    Tre të lënduar nga një konflikt mes dy grupeve në Korçë

    Ukraina po planifikon sulme të reja thellë brenda Rusisë – thotë Zelensky

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.