Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se u diskutua për vizitën e fundit të Osmanit në ShBA dhe “takimet e shkëlqyera” të zhvilluara me zyrtarë të lartë të Administratës Trump.
“Me këtë rast, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit me SHBA-në, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë dhe të mbrojtjes”, thuhet në njoftim.