Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Sportistja 41-vjeçare vdes papritur në SHBA, tre ditë pas ditëlindjes së saj

    17/07/2025 10:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bodybuilderja Christina Bittner ka ndërruar jetë papritur, tre ditë pas ditëlindjes së saj të 41-të.

    Bodybuilderja Christina Bittner ka ndërruar jetë papritur, tre ditë pas ditëlindjes së saj të 41-të.

    Bittner, e cila njihej edhe si një pastiçere e apasionuar, ndërroi jetë të dielën e kaluar, ndërsa autoritetet ende nuk e kanë njoftuar shkakun e vdekjes së saj .

    “Me zemër të thyer njoftoj ndarjen nga jeta të mikeshës sime të dashur prej më shumë se 27 vitesh. Burri i saj, Brent, më kërkoi të ndaja këtë lajm tragjik, duke ditur se sa shumë njerëz e donin dhe sa e vështirë është në këtë kohë të gjesh fjalët. Mund të mos e kuptojmë se si kjo përshtatet në planin e Zotit, por ajo që dimë është se bota ka humbur një person vërtet të veçantë.

    Christina ishte shoqja që të gjithë do të donin të kishin, e ndershme, e sjellshme dhe plot dashuri për ata që e rrethonin. Ajo kishte zemrën më të madhe dhe buzëqeshjen më të ndritshme. Zemrat tona janë plotësisht të thyera”, shkroi në një postim në Instagram shoqja e ngushtë e 41-vjeçares, Natalie Prescott.

    Bittner, e cila garonte në ligën profesionale të Federatës Ndërkombëtare të Bodybuildingut (IFBB), ishte gjithashtu njerkë e pesë fëmijëve.

    Në postimin e saj të fundit në Instagram, në fund të qershorit, ajo shfaqi një nga ëmbëlsirat e saj më ikonike, një tortë të zbukuruar me një karusel, së bashku me mbishkrimin: “Tortë e mrekullueshme për një vajzë të vogël!”

    Artikuj të ngjashëm

    E dhimbshme: Sot varroset 25-vjeçarit Rien Bytyqi, që humbi jetën tragjikisht në Prishtinë

    Vdes shqiptari nga Shkupi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë nën terapinë e hemodializës

    Varroset polici Mehmet Kelmendi, momenti kur familja fal gjakun pas humbjes së dy anëtarëve

    Të Fundit

    Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja

    Osmani: Unë u pyeta për deklaratat konkrete, gjithçka ishte në vlerësim pozitiv për Donald Trump

    Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, i njoftova menjëherë aleatët

    Ky është vendi ku Engji dhe burri i saj e zgjodhën për “Muajin e Mjaltit” -PAMJE

    Qytetari nga Klina dorëzon në polici kuletën e gjetur me 1 mijë e 700 euro brenda

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.