Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Duke ikur goditën edhe dy vetura të parkuara, arrestohen tre persona për shitblerje të drogës

    17/07/2025 09:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren, pas një operacioni në kuadër të planit “Sezoni Veror 2025”. Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të një sasie të substancës narkotike, e dyshuar marihuanë.

    Gjatë tentativës për t’u larguar, dy prej tyre kanë shkaktuar aksident duke goditur dy vetura të parkuara. Pas arrestimit, policia ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve ku janë sekuestruar rreth 2.3 kg marihuanë, një peshore elektronike, qese dhe foli najloni për paketim, 115 euro para të gatshme, dy telefona dhe një veturë.

    Dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të tretit është iniciuar procedurë për posedim të substancës narkotike.

    Komunikata:

    Me datën 16.07.2025 Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Prizren, gjatë punës operative në terren, në kuadër të planit operativ ‘Sezoni veror 2025’, kanë vërejtur një veturë të dyshuar në të cilën ndodheshin dy persona të dyshuar, nga e cila njëri prej tyre i ka dhënë një sasi substancë narkotike të dyshuarit të tretë i cili ndodhej në një veturë tjetër anash.

    Pas këtyre veprimeve hetuesit policorë kanë arrestuar tre të dyshuarit nga të cilët dy të dyshuarit me veturën e parë paraprakisht kishin tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes, me ç’rast kanë goditur dy vetura të parkuara ku kanë shkaktuar aksident me dëme materiale.

    Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer bastisje në shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku nga bastisja e realizuar dhe nga vendi i ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

    – substancë narkotike dyshohet e llojit marihuanë me peshë 2 kg e 358 gramë e ndarë në doza për shitje dhe qese të ndryshme najloni (vlera e shitjes ilegale të kësaj substance narkotike në doza vlerësohet rreth njëmbëdhjetë mijë (11.000) euro
    – të holla në vlerë njëqind e pesëmbëdhjetë (115) euro;
    – një peshore elektronike;
    – disa qese najloni për paketim të substancës narkotike;
    – një rollne foli najloni për paketim të substancës narkotike;
    – dy telefona mobilë;
    – një veturë me targa vendore.

    Personat e dyshuar të përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë , ndërsa ndaj të dyshuarit të tretë në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti për posedim të substancës narkotike nga neni 269 i KPRK-së në procedurë të rregullt.

    Artikuj të ngjashëm

    Nesër mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

    Visar Azemi: Po kandidoj për kryetar të Ferizajt me vullnet e plan, bashkë mundemi me çu përpara qytetin

    Haradinaj: Epopeja e Rahovecit, një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë të re

    Të Fundit

    Nesër mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

    Visar Azemi: Po kandidoj për kryetar të Ferizajt me vullnet e plan, bashkë mundemi me çu përpara qytetin

    Haradinaj: Epopeja e Rahovecit, një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë të re

    Shaka me bombë në avion,16-vjeçari përfundon në paraburgim

    Zogaj: VV-ja ka rënie serioze me mbi 10 pikë në sondazhe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.