Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rrëfimi për dhunën seksuale gjatë luftës, e mbijetuara: Në një dhomë isha unë, në tjetrën motra

    16/07/2025 21:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në ditën e tretë të transmetimeve të rrëfimeve të historive të dhunës seksuale nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës, gruaja që ka zgjedhur Debat Plusin të tregoj historinë e saj në kushte anonimiteti tregon mes emocionesh atë çka përjetoi në një fshat të Kosovës.

    Ajo bashkë me motrën e saj u gjenden në një situatë ku nuk patën mundësi t’i iknin dhunimit seksual.

    E mbijetuara që po tregon historinë e saj në Debat Plus me Ermal Pandurin thotë se për të më e vështirë ishte që ajo i ndodhi edhe motrës së saj.


    “Lufta më gjeti me tre fëmijë. Një më pati vdekur, me tre fëmijë dhe si të gjithë dolëm në bjeshkë, ditën e Bajramit na larguan, ikëm, shkuam, fëmijët i mora, se me shpresë se veç po dalim e kthehemi. Se kurrë nuk po besonte njeriu që bëhet ajo katastrofë edhe i vesha fëmijët por jo me ju marrë rroba më tepër jemi shkuar në bjeshkë, aty ka pasur ujë, kalo fëmijët ujin, u dathën, edhe vendosa të kthehem te shtëpia t’i marrë gjërat, se edhe e re edhe kur s’e rrok logjika hiç. U kthyem aty, aty tani i mora dy gra me vete, plus motrën, vet e katërta, kur shkova, aty ish kanë shtëpia shkrumb e djegur edhe aq shumë u mërzita, dy gratë i lash nëpër shtëpitë e veta, motrën e mora më vete”

    Kjo rrugë, për t’iu siguruar fëmijëve të saj gjërat elementare, i kushtoi me një përjetim të tmerrshëm që ia ndryshoi jetën përgjithmonë. Në shtëpitë që kishin shkuar për të gjetur ndihmën, u dhunuan nga forcat serbe të ushtrisë e policisë.

    “Ishin diku 500 metra nga shtëpia ime, edhe kur shkuam aty shtëpia ime e djegur krejt, e kemi pasur një çeshme, jo lartë, por kështu dilte poshtë, edhe kur e kam parë shtëpinë ashtu të djegur, çka kemi hjek me ndërtu, jam ulur e kam pi një grusht ujë dhe kam thënë, hej more zot ai kam fëmijët mirë, veç e kam pirë ata ujë dhe kam rënë shehadet, janë fëmijët mirë, s’po mërzitëm edhe jemi nis të shkojmë te një shtëpi e komshinjve, se edhe ata më patën porositur t’iu marrë disa gjëra. Aty kur jemi shkuar, aty ndodhi e zezë dita, erdhën pesë policë me uniforma.

    Panduri: Me uniforma e maska në fytyrë?

    E mbijetuara: Jo, do më vija e këso, nja dy kanë qenë ashtu, tre kanë qenë të zhytë, e dy kanë qenë normal, edhe unë isha vetëm me motrën. Aty na kanë shti brenda, në shtëpinë e huaj, jo timen.

    Panduri: Bashkë me motrën?

    E mbijetuara: Bashkë me motrën.

    Rrëfimi i gruas që u dhunua nga forcat serbe së bashku me motrën e saj në fshatin e saj vazhdon me përjetimin se si serbët e detyruan të mos lëshonin zë as gjatë aktit mizor që kryen.

    Atë dhe motrën e ndanë në dhoma të ndryshme të një shtëpie por e motra e gruas që po tregon historinë në Debat Plus nuk kishte pas fuqi të zbatoj “urdhrin” për të mos lëshuar zë.

    “Panduri: Ua shqyen rrobat me thika?

    E mbijetuara: Mua jo, vetëm mi kanë deshë kështu, e asaj goxha shumë, por edhe e kishin rrahur, a mua jo, mua s’më kanë lënë as të flas, as asgjë. Por pastaj ka qenë një moment…

    Panduri: A ju ndanë në dhoma të ndryshme?

    E mbijetuara: Po, se ajo ka qenë një shtëpi me katër dhoma, ktyneher që kanë qenë do shtëpia të planit, ajo në tjetër dhomë, por unë e dëgjoja se vetëm muri ishte ndërmjet e krejt dyert hapur. U kanë një shpejtësi shumë e madhe që i ka thirr dikush ata policët me radiolidhjet e tyre dhe e kam dëgjuar dikush duke i thënë (bërzhi) shpejt, dhe janë dalë na kanë lënë i kanë hyp kerrit edhe kanë ikur. Unë kam shkuar të motra, e kam gjetur atë veç kah lunë, thash kadale e kam kapë, e kam shtrënguar, motra jem shuj, jemi gjallë, jemi gjallë, kush që e pajton, që u pajtojke, s’u pajtojke, thash të lutëm merr vesh, tha jo mua do të më mbys burri, se e ka pasur një burrë të vështirë edhe ajo, thash unë e ti e Zoti, tjetër kush s’ka me ditë, unë të mbrojë, unë të kam marrë, unë të kam mbytë ja bëja..”

    Pos asaj çka përjetoi së bashku me motrën, e mbijetuara që po tregon historinë e saj e barte me vete edhe një përgjegjësi se “faji” saj atë përjetoi edhe e motra. Shkaku i gjithë këtij përjetimi të tmerrshëm të këtij krimi të luftës nga forcat serbe, kishte momente që tentoi t’i jap fund jetës së saj.

    E mbijetuara: “I thosha tërë kohën unë të kam mbytur oj motër, unë të kam mbytur, më fal, mos ma thuaj, thoshte, atë fjalë, ishte e re, vetëm u dridhte kështu, u mundojsha me kap me shtrëngua me i thënë shuj, me vesh, s’donte as të vishej, thoshte dua ta mbys vetën, s’po shkoj thoshte unë nalt, unë s’po shkoj thoshte në mal, dua ta mbys vetën, po hajde t’i me mua i thosha, thojke jo se tash të gjithë e dinë, po qysh askush s’pe dinë, se veç na dyja jemi, jo, thoshte unë s’shkoj edhe ashtu mëzi e kam vesh kadale, i kam pasur dy bluza ja kam dhënë njërën se ish kanë e shqyer s’kisha qysh me ja vesh, krejt e shqyer, ja kam vesh timen e unë jam shkuar me kimon.

    Panduri: Temperaturat janë kanë të ftohta?

    E mbijetuara: U kanë ftohtë, ajo ditë ka qëlluar 6 prilli, u kanë temperatura e ftohtë u kanë, u kanë një kohë e keqe, u kanë, por atë ditë jo, atë ditë u kanë mirë, sikur prilli nganjëherë kur qëllon mirë, edhe e kam vesh, po tash e kisha, ato dy gratë që kisha marrë, edhe kur dola ju thash në 10 ora, nëse nuk vijmë na deri në ora 12 atëherë ju ecni”

    Rrëfimi vazhdon me vështirësitë që pësoi tutje në jetën e saj dhe pengun që e mban tash e 25 vjet, sekretin e saj të përjetimit të tmerrshëm për të cilin kurrë nuk i ka treguar askujt, madje as burrit e as fëmijëve të saj.

    Artikuj të ngjashëm

    Rrëfimi i një të mbijetuari të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

    “MBI 20 PLAGË”, vëllai tregon se si ishte gjendja e trupit të Agonit

    Gjashtë raste të dhunës në familje në 24-orë në Kosovë

    Të Fundit

    Izraeli njofton armëpushim në Siri

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Në Shqipëri zbulohet vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë

    Loredana pranon pendimin për lidhjen me Jozin në Big Brother dhe zbulon statusin e saj

    SHBA kërcënon me masa të reja Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.