Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar ashpër pas dënimit të shqiptuar në rastin e veteranëve të rrejshëm.
I plotë:
Nëse dënimi për rastin e veteranëve nënkupton konfirmim të krimit, atëherë dënimi i këtillë nuk ka aspak logjikë. Dëmi kumulativ nga veprimet e tyre është ndër dëmet më të mëdha financiare që i është bërë shtetit të Kosovës – deri më tani dhe ndër vite kalon mbi 100 milionë euro, ndërkaq këndej veç 1 vit burgim, është më keq se tallje!