Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratës së Albulena Haxhiut lidhur me vdekjen e dyshimtë të 27-vjeçarit në Lipjan.
Ai tha se është e habitshme që Vetëvendosje po pret rezultatet e autopsisë, duke kujtuar se në të kaluarën kjo parti nuk i ka besuar ekspertizës mjeko-ligjore.
Sipas Behramit, VV i beson vetëm instinktit të vet dhe ideologjisë që e udhëheq.