Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbi 10 mijë qytetarë kosovarë kanë shkuar në Shqipëri vetëm sot

    17/07/2021 06:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës, kanë udhëtuar edhe këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit.

    Ky fluks i lartë vjen si rrjedhojë e kushteve dhe çmimeve të favorshme që ka bregdeti shqiptar, që sipas pushuesve, çdo vit  ka përmirësime.

    Por kërkesa mbtetet e njëjtë, heqja e kufirit edhe pse gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata.

    Në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe fluksin e lartë.

    Vetëm në orët e para të kësaj të shtune kanë hyrë në Shqipëri përmes kufirit më shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës.

    Fluks të lartë mjetesh ka pasur edhe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa e veçanta e këtij sipas policisë kufitare të Morinit, është numri i lartë i qytetarëve serb, të cilët kanë pushuar në bregdetin shqiptar. Sipas të dhënave gjatë qershorit dhe korrikut janë regjistruar 100 mijë qytetarë serb që përmes Morinit kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin e jugut.

    Artikuj të ngjashëm

    Mushkonjat, sebep për ngordhjen e bagëtive në Myzeqe të Shqipërisë

    Komuniteti mysliman i shqetësuar rreth nismës për Shtetin Bektashi

    U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, arrestohet 68-vjeçari në Malësi të Madhe në Shqipëri

    Të Fundit

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.