Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    07/07/2025 23:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e famshme “Bllaca 1”, “Bllaca 2”, “Bllaca 3” dhe “Bllaca 4”, del të ketë pasur komunikime të vazhdueshme dhe të fshehta me prokurorë serbë, përfshirë edhe prokurorin për Krime Lufte në Serbi, Dragolub Stankoviq.

    Të dhënat e reja të publikuara në emisionin “Debat Plus”, të cilat përmbajnë dokumente dhe email-komunikime ndërmjet Bllacës dhe Stankoviqit, hedhin dyshime të rënda mbi integritetin e dëshmive të tij dhe bashkëpunimin me EULEX-in.

    “Ja një provë, se si Bllaca komunikonte me prokurorët serbë. Me kë se? Dragolub Stankoviq, prokuror për Krime Lufte në Serbi”, ka thënë Ermal Panduri.

    Dokumentet tregojnë se para se të bëhej dëshmitar i EULEX-it, Bllaca kishte bashkëpunuar me Prokurorinë serbe dhe ishte strehuar për një kohë në Serbi. Edhe pas kthimit në Kosovë dhe gjatë qëndrimit në burg, ai kishte ruajtur kontaktet me prokurorët serbë.

    Në një email të 9 marsit 2016, Bllaca i kërkon prokurorit serb që komunikimi mes tyre të mbetet sekret dhe të mos merret vesh nga askush, madje as nga zyrtarët e EULEX-it.

    Ai thekson qartë se nuk do të bashkëpunojë me EULEX-in apo Gjykatën Speciale për krime lufte, pa u takuar fillimisht me Stankoviqin.

    “Unë nuk kam marrëveshje me prokurorë të EULEX-it dhe nuk do të bëj kompromis për të dëshmuar në Hagë për krime lufte pa u takuar me ju”, thuhet në një nga emailët që Bllaca i dërgon Stankoviqit.

    Madje, ai e bën të qartë se është dëshmitari i vetëm që mund të lidhë Azem Sylën – ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së – me periudhën e pasluftës dhe krimet e pretenduara si vrasje politike, vrasje të bashkëpunëtorëve të Serbisë dhe të dëshmitarëve të Hagës.

    Stankoviq i përgjigjet Bllacës në shqip, duke i thënë:

    “Kjo është e gjitha e drejtë dhe unë jam me ty”.

    Në komunikime të mëvonshme, prokurori serb i shkruan edhe në serbisht, duke përmendur arrestime në Shkup, duke lënë të kuptohet se informatat e ndërsjella vazhdonin.

    Zbulimet e reja ngrejnë pyetje serioze për mënyrën se si EULEX ka trajtuar këtë dëshmitar dhe se sa janë verifikuar lidhjet e tij me strukturat serbe të drejtësisë.

    Artikuj të ngjashëm

    EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershorin e vitit 2027

    Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

    EULEX dyshoi në vëllezërit e Thaçit, ja çka u pyetën sot gjatë vizitës

    Të Fundit

    “Vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja” – Ja çka thotë raporti fillestar i IML-së

    Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen e Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.