GazetaDemos po qëndron në Lipjan për t’u informuar me detajet e fundit nga institucionet atje, lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, rast për të cilin kanë nisur hetimet.
Nga Policia e Kosovës për GazetënDemos kanë thënë se, viktima dyshohet që ishte nën ndikimin e alkoolit, dhe i njëjti po i sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
Pas këtyre veprimeve, i njëjti është arrestuar nga Policia, ku po në vendngjarje 27-vjeçari vdiq.
GazetaDemos ka publikuar pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit të viktimës, pak pas mesnatës, rreth orës 00:15.
PAMJE EKZKLUZIVE: Momenti i arrestimi
Pas publikimit të pamjeve kanë nisur spekulime të shumta, ku shumë qytetarë të adresuar në GazetënDemos, mendojnë se shkaku i vdekjes erdhi nga arrestimi joprofesional nga katër policët që u morën me rastin.
GazetaDemos ka dërguar disa pyetje në Inspektoratin Policor të Kosovës, lidhur me dyshimet e lartëpërmendura dhe do t’iu mbaj të informuar në momentin e posedimit të përgjigjeve.
Mirëpo, sipas Isnajderit, Inspektorati Policor i Kosovës tashmë ka nisur një hetim, ku dhe për këtë rast tashmë janë anagzhuar disa hetues, të cilët janë duke grumbulluar provat e nevojshme.