Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lirohet nga arresti shtëpiak dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi

    07/07/2025 13:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka fituar lirinë. Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për t’i hequr masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

    Jamarbër Malltezi, i cili është marrë i pandehur për dosjen “Partizani”, është liruar kundrejt garancisë pasurore.

    “U hoq masa e arrestit me garanci pasurore, ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, një urdhër politik. Nuk kemi të bëjmë me shtet ligjor, por që sulmon armiqtë e PS-së”, deklaroi pas daljes nga GJKKO.

    Dhëndri i ish-kryeministrit u arrestua në 22 Tetor 2023 me kërkesë të SPAK, por Apeli i GJKKO me një vendim të datës 21 Nëntor 2023 caktoi masën “arrest shtëpie” ndaj tij.

    Ndërkohë magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

    Kjo e fundit kërkoi dorëheqjen nga çështja për konflikt interesi pasi është e afërme e ish-deputetes demokrate, Andia Ulliri, por u rrëzua.

    Të pandehur për dosjen “Partizani” janë ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi si dhe tre persona të tjerë.

    Ndaj kreut të PD-së është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

    Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

    Tre të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

    Artikuj të ngjashëm

    Trump vendos tarifa prej 25 për qind ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

    Sulm i pazakontë nga bletët në Francë, tre shtrihen në spital, 21 të lënduar

    Ramiz Lladrovci i përgjigjet Kurtit: E ka llugë në shpi, sa herë më përmend mu i hup 1 mijë vota

    Të Fundit

    Trump vendos tarifa prej 25 për qind ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

    Sulm i pazakontë nga bletët në Francë, tre shtrihen në spital, 21 të lënduar

    Ramiz Lladrovci i përgjigjet Kurtit: E ka llugë në shpi, sa herë më përmend mu i hup 1 mijë vota

    Lladrovci: Kryetari i PDK-së po mundohet me mbajtë një balanc që s’ka me mujtë me e mbajt

    Arrestimi i pesë policëve për vdekjen e 27-vjeçarit, IPK del me njoftim: Janë ndaluar për 48 orë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.