Rastet e dhunë në familje janë mjaft të shpeshta në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës. Një i tillë dhe mjaft i rëndë është raportuar edhe në Prizren, raporton GazetaDemos.
Sipas informacioneve nga Policia e Kosovë, një burrë është therur me thikë nga gruaja e tij.
Konflikti mes palëve kishte nisur pak para mesnatës, me çrast dyshohet se pas një mosmarrëveshje, gruaja i ka shkaktuar burrit të saj lëndime të rënda trupore.
I njëti, sipas Policisë, është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërsa, e dyshuara ka ikur nga vendi i ngjarjes, teksa akoma ndodhet në kërkim nga Policia.