Dje rreth orës 15:50, një person në komunën e Gjilanit ka rënë në prangat e Policisë.
I dyshuari u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“SULM SEKSUAL- Gjilan / 06.07.2025 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”