Sot, për herë të 43-të, do të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që nuk pritet ndonjë zhvillim i madh.
Siç është bërë e ditur në agjendën e Kuvendit, seanca do të vazhdojë nga ora 11:00.
Në seancën e kaluar si pasojë e mungesës të kuorumit për vendimmarrje, kryesuesi Dehari ndërpreu seancën, duke paralajmëruar vazhdimin e saj për ditën e sotme.