Angela Merkel rikujtoi një moment të veçantë nga marsi i vitit 2017, gjatë një takimi në Zyrën Ovale me atëherë presidentin amerikan, Donald Trump.
Ajo tregoi se në atë takim, kur i ofroi dorën për t’i shtrënguar, Trumpi refuzoi ta bëjë këtë, duke lënë një përshtypje të çuditshme dhe të papritur.
Ish-kancelarja gjermane tha për mediat se ajo e kishte thënë me sinqeritet “Donald, ne duhet të shtrëngojmë dorën,” por Trumpi qëndroi i palëvizshëm.
Ajo theksoi se ky veprim nuk ishte thjesht një mungesë mirësjelljeje, por një mënyrë për të tërhequr vëmendjen në mënyrë të qëllimshme, shkruan politico.
🇩🇪Merkel recalled how Trump refused to shake her hand at a meeting in the Oval Office in March 2017, writes Politico.
— NEXTA (@nexta_tv) July 3, 2025
✅"I made the mistake of saying, 'Donald, we should shake hands,' and he didn't.
He wanted to draw attention to himself.
That’s what he wants: to distract… pic.twitter.com/Dd9ud62VPM
Sipas Merkelit, Trump kishte dëshirë të dilte në qendër të vëmendjes dhe të shpërqendronte të tjerët nga temat më të rëndësishme.
“Kjo është ajo që ai dëshiron: të shpërqendrojë dhe të bëjë që të gjithë të shikojnë vetëm atë”, tha ajo.
Ky incident përfaqësonte një nga shumë momentet kur stili dhe sjellja e 79- vjeçarit u përplasën me protokollet dhe pritshmëritë tradicionale diplomatike, duke shkaktuar mjaft debate dhe diskutime në skenën ndërkombëtare.
Merkel, e njohur për qetësinë dhe diplomacinë e saj, me këtë rrëfim u përpoq të ilustronte mënyrën unike dhe shpesh të papritur se si Trump operonte në marrëdhëniet ndërkombëtare.