Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Sokol Havolli ka publikar një fotografi të një dëmi në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, shkruan GazetaDemos.
Ai njoftoi se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishin zhvilluar punime në këtë rrugë për gjetjen arkeologjike të zhavorit, ndërsa pas punimeve rruga ka mbetur e dëmtuar.
“Eh, ato punime tashmë kanë përfunduar. Gjetjet arkeologjike janë mbuluar me zhavor, sepse në media është dashur të arsyetohen ndalesat që i ishin bërë Kryeqytetit, e jo se keta i respektojnë vlerat. E si mbetje e punëve të këqija dhe të papërgjegjshme edhe nga operatori edhe nga MKRS , na mbeti një dëm i madh në rrugën Agim Ramadani, që sa po e kemi rishtresuar”, shkroi Havolli.
Postimi i plotë:
Gjetjet arkeologjike nën zhavor tek Xhamia e Qarshisë!
Ju kujtohet kur MKRS bllokoi punimet në një gropim të operatorëve të energjisë elektrike në trotuar për gjetje arkeologjike?
Eh, ato punime tashmë kanë përfunduar. Gjetjet arkeologjike janë mbuluar me zhavor, sepse në media është dashur të arsyetohen ndalesat që i ishin bërë Kryeqytetit, e jo se keta i respektojnë vlerat.
E si mbetje e punëve të këqija dhe të papërgjegjshme edhe nga operatori edhe nga MKRS , na mbeti një dëm i madh në rrugën Agim Ramadani, që sa po e kemi rishtresuar.
Keq. Shumë keq