Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është peng i kokëfortësisë së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, dhe Albulena Haxhiut, kandidates të VV-së për kryetare të Kuvendit.
Në paraqitjen e saj sot në seancën e 42-të për konstituim, ajo ka deklaruar se nuk do të lejojnë si PDK që të ketë përmbysje të rendit kushtetues.