Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka rezultuar të jetë i rremë.
Ai theksoi se bazuar në theksin e personit që bëri telefonatën, besohet se ai mund të jetë nga një shtet jomik.
“Të gjitha njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë përkatëse të K9 dhe për deminim, të cilët kanë bërë punën e vet dhe ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri më tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përketë rezultateve nga vendi i ngjarjes”.
“Patjetër se hetimet do të vazhdojmë sa i përketë prejardhjes së kërcënimit apo më mirë të themi thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, në gjuhën angleze me një aksent që ne menojmë që është i shteteve jo mike, për momentin janë të gjithë këto informacione”, tha Gashi.