Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, thotë se kërcënimi i sotëm me bombë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk duhet të shihet si një rast i izoluar.
Ajo thotë se ky kërcënim vie në një kohë të acaruar e të tensionuar gjithandej.
“Kërcënimi i fundit me bombë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk duhet të shihet si një rast i izoluar. Ky kërcënim vie në një kohë të acaruar e të tensionuar gjithandej. Institucionet tona janë në shënjestër jo vetëm nga individ apo mbetje të strukturave ilegale brenda vendit që nuk e duan stabilitetin institucional, por edhe nga një strategji më e gjerë e Serbisë për të mbajtur Kosovën në krizë të vazhdueshme.
Serbia vazhdimisht ushtron presion politik, diplomatik dhe psikologjik mbi Kosovën, përfshirë përpjekjet për destabilizim përmes propagandës dhe kërcënimeve hibride”, ka thënë ajo.