Këngëtarja me famë ndërkombëtare e me prejardhje shqiptare, Dua Lipa së fundmi ka udhëtuar drejt Spanjës, ku po shijon pushimet me të afërmet e saja”, raporton Demos.
Teksa u shfaq mjaft tërheqëse me rroba banje, ajo ndau edhe pamje nga bukuritë e shtetit spanjoll.
Nuk kishin si të mungonin fotografitë magjepëse nga dita e tyre në bregdet.
E, njëra ndër to tërhoqi goxha shumë vëmendjen e ndjekësve.
Dua Lipa u shfaq sërish me simbolin më të rëndësishëm të katolicizmit, kryqin.
Ajo asnjëherë publikisht nuk ka folur për bindjet e saja fetare, por jo rrallë herë është parë me kryq në qaf, pavarësisht se raportohet të jetë nga një familje myslimane.
Ndonëse mund ta ketë vendosur vetëm sikur aksesor.