Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Policia e Kosovës arreston 15 të rinjë në Mitrovicë, ishin përfshirë në një përleshje

    04/07/2025 22:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar një përleshje në Mitrovicë, ku kanë qenë të përfsirë dy rgupe të rinjësh, shkruan GazetaDemos.

    Ndërkaq, kanë bërë të ditur se janë arrestuar 15 persona të dyshuar.

    Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor, procedurat e intervistimit po zhvillohen ne prani te prindërve dhe zyrtarëve te Qendrës për Punë Sociale.

    Njfotimi i plotë:

    Policia në Mitrovicë parandalon një përleshje fizike të planifikuar nga dy grupe të rinjësh, arreston pesëmbëdhjetë persona të dyshuar

    Mitrovicë e Jugut, 04 korrik 2025

    Pas një informacioni të pranuar për një përleshje të mundshme fizike ndermjet disa të rinjëve, njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë kanë reaguar me efikasitet, duke parandaluar dhe arrestuar pesembëdhjetë persona të dyshuar.

    Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, pasi Policia përmes rrugëve operative ka arritur të përpunojë informatat me indikacione për një përleshje të mundshme fizike ndërmjet dy grupeve të rinjësh. Angazhimi dhe reagimi i shpejtë i njësive të ndryshme policore ka rezultuar me lokalizimin e dy grupeve dhe ka bërë të mundur parandalimin e përleshjes dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

    Gjatë veprimeve të ndërmarra, në dy lokacione të ndryshme janë arrestuar pesëmbëdhjete persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përpjekje për përleshje.

    Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor, procedurat e intervistimit po zhvillohen ne prani te prindërve dhe zyrtarëve te Qendrës për Punë Sociale (QPS).

    Procedurat e mëtejme hetimore po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin kompetent.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe raportimin e rasteve që cenojnë sigurinë.

    Artikuj të ngjashëm

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Të Fundit

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Temperatura e larta, IKSHPK bën apel kujdes

    E dhimbshme, humb jetën në komunikacion në Gjermani, Nexhat Lushi nga Qyshku i Pejës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.